87

ENVER

DUGOLLI

Një Personalitet me Vizion dhe Integritet

ENVER DUGOLLI – Një jetë në shërbim të lirisë, sigurisë dhe së ardhmes si dhe zëri yt në kuvendin e Kosovës!

Enver Dugolli është një emër i qëndresës dhe përkushtimit kombëtar. I lindur më 27 janar 1963 në Nekoc të Drenicës, ai ka përjetuar burgjet politike dhe mbijetuar Masakrën e Dubravës, duke kaluar mbi 10 vite në pranga për lirinë e Kosovës.

Pas luftës, Enveri ka shërbyer me nder në Trupat Mbrojtëse dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke arritur gradën Gjeneral Brigade në pension. Ai ka përfaqësuar vendin si Atashe i Mbrojtjes dhe sot është zë i fuqishëm në politikë, si deputet duke mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës.

Një vizion për Kosovën e sigurt dhe të qëndrueshme.
Autor i librit “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, Enver Dugolli sjell përvojë të pasur dhe njohuri të thella në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Si deputet dhe ish-Zëvendësministër i Mbrojtjes, ai ka dëshmuar përkushtim ndaj forcimit të institucioneve të vendit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve.

Bashkohuni me vizionin për një Kosovë më të fortë dhe më të sigurt! Enver Dugolli—një personalitet që e njeh sakrificën dhe e kupton nevojën për siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm. Voto për nje personalitet qe ka përvojën, integritetin dhe ka vizionin drejt një të ardhmeje më të mirë!

BIOGRAFIA

Rreth Enver Dugollit

Enver Dugolli ka lindur më 27 janar 1963 në Nekoc të Drenicës. Ai ka përfunduar studimet universitare dhe masterin në sociologji në Universitetin e Prishtinës, duke ndërtuar një bazë të fuqishme akademike që e ka formuar atë si një personalitet të dëshmuar dhe të vendosur.

Bindjet dhe veprimtaria politike e Enver Dugollit kanë qënë të lidhura me sakrifica të mëdha. Ai ka kaluar mbi 10 vite në burgje të ndryshme, duke u burgosur politikisht në vitet 1981 dhe 1997. Si një nga të mbijetuarit e Masakrës së Burgut të Dubravës, Enveri u lirua në vitin 2001, duke mbetur një simbol i qëndresës dhe guximit.

Pas luftës, Enver Dugolli vazhdoi të kontribuojë për Kosovën duke shërbyer fillimisht në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai mbajti pozita të rëndësishme ushtarake si oficer në Shtabin e përgjithshëm të FSK-së dhe shërbeu si Atashe i Mbrojtjes në Tiranë. Me gradën e nderit të Gjeneral Brigade në pension, ai vazhdon të mbetet një figurë kyçe në sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.

ENVER DUGOLLI

Karriera Politike

Enver Dugolli nisi rrugëtimin e tij politik në mars të vitit 2018 pas pensionimit nga FSK si anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe si pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjeje.

Ai ka shërbyer si Zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti I dhe për një periudhë të shkurtër edhe në Kurti II. Aktualisht, ai është deputet i legjislaturës së VIII dhe Nënkryetar i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Enver Dugolli ka dëshmuar përkushtim ndaj forcimit të institucioneve të vendit dhe mbrojtjes së interesit qytetar. Ai vazhdon karrierën si kandidat për deputet në zgjedhjet e 09 Shkurtit 2025 me nr. 87 në listën fituese të Vetëvendosjes! 

Autor dhe Intelektual

Enver Dugolli është një njohës i thellë i fushës së sigurisë pasi që gjatë karrierës së tij ka shërbyer në institucione të sigurisë. Ai është dhe një autor i njohur. Libri i tij “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, i botuar në vitin 2019, ka gjetur jehonë të gjërë dhe është përkthyer në gjuhën angleze dhe frënge. Ky libër shërben si një dokumentim i vërtetë dhe i fuqishëm i sakrificave dhe qëndresës në rrugën drejt lirisë.

Enveri këtë libër ja ka kushtuar sakrificës së shokëve, e me veçanti shokëve të rënë për liri në burgjet e okupatorit serb. 

Siguri dhe Mbrojtje

Me eksperiencën e tij të gjatë në mbrojtjen kombëtare dhe menaxhimin e sigurisë, Enver Dugolli premton të vazhdojë punën për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Kontributi Kombëtar

Ai mbajti pozita të rëndësishme ushtarake dhe shërbeu si Atashe i Mbrojtjes në Tiranë.

Forcimi i institucioneve

Me eksperiencën e tij të gjatë në mbrojtjen kombëtare dhe menaxhimin e sigurisë, Enver Dugolli premton të vazhdojë punën për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Familja dhe Vlerat

Enver Dugolli është i martuar dhe ka tre fëmijë. Familja e tij mbetet burimi kryesor i mbështetjes dhe frymëzimit, duke i dhënë energji për të vazhduar rrugën e tij për një Kosovë më të sigurt dhe më të zhvilluar.

ANGAZHIMI

Zhvillim Ekonomik dhe Mirëqenie

Enver Dugolli angazhohet për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik, rritjen e punësimit dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Drejtësi dhe Demokraci

Duke pasur një histori personale të sakrificës dhe luftës për liri, ai angazhohet për drejtësi sociale, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e demokracisë.

DËRGO MESAZH

Bashkohuni me vizionin për një Kosovë më të sigurt dhe të zhvilluar!

Për të kontribuar ose për të kontaktuar Enver Dugollin, ju lutemi përdorni informacionin e mëposhtëm:

Scroll to Top